
Rey Manaj duket se e ka mbyllur aventurën e tij te Barcelona B. Sulmuesi i Shqipërisë do të vazhdojë karrierën në Portugali, te skuadra e Famalicao.
Në Spanjë dhe në Portugali e quajnë akordin të mbyllur, teksa thuhet se marrëveshja është arritur për huazim për një sezon me të drejtë blerje pas përfundimit të kampionatit.
Kështu sulmuesi lushnjar do të provojë për herë të parë aventurën në elitën e futbollit portugez. Në sezonin e fundit Manaj zhvilloi një kampionat shumë të mirë, teksa në ligën e tretë spanjolle, shënoi 14 gola me Barcelona B.



