Interes për Mourinhon në Arabinë Saudite

Interes për Mourinhon në Arabinë Saudite

Në orët e fundit Jose Mourinho ka marrë përsëri një ofertë nga Arabia Saudite.

Në të kaluarën ‘’ The Special One ‘’ e refuzoi kombëtaren por këtë herë drejtuesit e Al-Ahli dhe Al- Ittihad i kanë trokitur në derë.

Lajmi është publikuar nga prestigjozja italiane ‘ Il Corriere dello Sport ‘ dhe 61 vjeçari do të ketë një tjetër shans për të qenë pjesë e këtij kampionati.

Flitet për një rrogë  prej 50 milionë eurosh në sezon, e cila do ta shëndërronte luzitanin në trainerin më të paguar të botës.

Strategu i Romës është një ndër më të mirët në këtë profesion, për të cilin do të ishte një sfidë ndryshe, natyrisht në një kampionat që i ka ngjitur ndjeshëm shkallët në lidhje me aspektin cilësor në vitet e fundit por ende vijon shumë larg atyreve europianë.

Eshtë një ofertë tunduese, e cila me siguri do të analizohet në detaje nga Jose Mourinho, trainer që mund të largohet nga ‘’ Verdhekuqtë ‘’ në përfundimin e sezonit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy