
Pritjes i ka ardhur fundi! Partizani më në fund do të luajë në stadiumin e tij.
Të kuqtë, do të inaugurojnë stadiumin, në sfidën me Orikun, të mërkurën në Kupë, sfidë e vlefshme për turin e parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.
Mësohet se hyrja në stadium do të jetë falas dhe pritet një numër i lartë tifozësh. Stadiumi i ri, numëron 4 mijë ulëse dhe ndodhet në zonën e Tufinës.



