Manchester United peshkon tek Sportingu Lisbonës

Manchester United peshkon tek Sportingu Lisbonës

 Fiksimi për tu përmirësuar në merkato vijon me shpejtësi  tek Manchester United . ‘’ The Red Devilsat ‘’ kërkojnë të kthehen më të fortë në sezonin e ardhshëm pavarësisht se aktuali cilësohet  pozitiv për nxënësit e Ole Gunnar Solskjaer . Me vendin e dytë në Premier League dhe një finale për të luajtur në Europa League   anglezët janë në rrugë të mbarë  . Këtë herë Manchester United ka spikatur talentin e Sportingut të Lisbonës Nuno Mendes . 18 vjeçari  është një super talent dhe  ka shijuar suksesin e portugezëve të cilët janë shpallur kampionë .   Talenti i mbrojtësit ka tërhequr vëmëndjen në ‘’ Old Trafford ‘’  dhe 20 herë fituesit  e Premier Leagues duan ta blejnë për përmirësimin e prapavijës e cila  nuk ka funksionuar ashtu siç duhet  .

Dy nga alternativat më të përdorura të norvegjezit  si Alex Telles dhe Luke Shaw nuk i kanë bërë siç duhet detyrat e tyre dhe Nuno Mendes shikohet si një risi që do ti hapë rrugë revolucionit të menduar nga krerët e klubit .  Por pavarësisht moshës  ky lojtar do ti kushtojë Manchester United sepse të ashtuquajturit ‘’ Luanët ‘’ nuk  duan  ta largojnë nga ‘’ Jose Alvalade ‘’ për më pak se  60 milionë euro . 

Një fakt interesant është se traineri i Portugalisë Fernando Santos po planifikon ta grumbullojë për në Europian sepse aktivizimi në eleminatore ia ka përforcuar idenë trainerit portugez . Por në këtë luftë  është edhe  Manchester City që nuk mendon ta lërë rehat rivalin e tij direkt dhe kërkon ta fitojë derbin edhe në merkato .

Bardhekaltërit kanë planifikuar  përfshirjen e ndonjë lojtari për reduktimin e shifrës që kërkon Sportingu Lisbonës për Nuno Mendesin .  Ky mbrojtës ka impresionuar në këtë sezon sepse ka mbajtur veshur fanellën në 43 ndeshje dhe suksesin e tij e ka shoqëruar me 1 gol . Europiani  do të jetë një eveniment shumë përcaktues për këtë lojtar në rast se do të grumbullohet me kampionen në fuqi që do të mundohet të mbrojë titullin e fituar në 2016- tën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy