
Më në fund Manchester City ka arritur objektivin e shumëpritur . ‘’ The Citiziens ‘’ e kanë bindur Pep Guardiolan për të vijuar eksperiencën në ‘’ Etihad ‘’ dhe ja kanë zgjatur kontratën deri në verën e 2025-sës.
Rezultatet pozitive janë një fakt i cili demostron cilësitë e jashtëzakonshme të ishi-t të Barcelonës në pankinë dhe në lidhje me këtë arritje Pep Guardiola është shprehur kështu :
“ Jam shumë i lumtur. Ndihem shumë mirë tek Manchesteri dhe synoj të përmirësohem çdo ditë në funksion të arritjes së objektivave . Besoj tek potenciali i lojtarëve dhe do të bëjmë maksimumin në vazhdimësi “ , ishin këto fjalët e 51 vjeçarit.
Sigurisht s’kishte si të ndodhte ndryshe me një ndër teknikët më të mirë të botës , i cili gëzon mbështetjen absolute të presidentit Khaldoon Al Mubarak.
Numri një i Manchester City-t nuk i shmangu emocionet dhe u shpreh shumë entuziast për të ardhmen e anglezëve :
“ Pep ka kontribuar në progresin e këtij klubi dhe jam i sigurtë se ky është vendimi më i mirë .
Eshtë një trainer shumë profesionist dhe ambicioz dhe falë tij kemi arritur shumë suksese dhe shpresoj se në vazhdimësi do ti arrijmë objektivat ‘’, përfundoi Khaldook Al Mubarak.



