
Ecuria shumë e mirë në rradhët e Bournemouthit e ka shëndërruar Marcos Senesin në një objektiv në merkato.
Argjentinasi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur dhe po zhvillon sezonin e katërt me anglezët.
Duke qenë se e përfundon kontratën në fundin e aktualit dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë, në orët e fundit ka shprehur dëshirën për të ardhmen.
Ishi i Feyenoordit ka theksuar se dëshiron transferimin tek Barcelona, ekip i cili në fakt prej kohësh po e monitoron.
La Liga dhe sidomos ‘’ Blaugranët ‘’ vijojnë të jenë një destinacion i preferuar nga çdo lojtar dhe 28 vjeçari është i gatshëm të provojë veten.
Pas Eredivisies, Premier Leagues nëse do të jetë pjesë e Primera Division do të ishte eksperienca e tretë ndër pesë ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.
Stili i lojës së mbrojtësit pëlqehet nga traineri Hansi Flick i cili pretendohet edhe nga Chelsea.
‘’ Los Cules ‘’ prej shumë sezonesh tashmë vijojnë të shfaqin problematika të theksuara në prapavijë dhe transferimi i lojtarëve cilësorë në ‘’ Camp Nou ‘’ është pa dyshim një prioritet.
Hyrja në garë e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ përbën një kërcënim për gjigandët e La Ligas dhe më gjerë por gjithsesi e ardhmja do të përcaktohet nxënësi i Andoni Iraolas.



