
Do të luhet ditën diel finalja e Kupës së Amerikës, mes Argjentinës dhe Brazilit, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë edhe trofeun më pas.
Megjithatë ajo që është e çuditshme në këtë, është se një pjesë e brazilianëve në finale mbështesin Argjentinën. Aspak i lumtur nga kjo është shfaqur kapiteni i brazilianëve, Thiago Silva, i cili në prag të ndeshjes është shprehur se nuk e kupton këtë veprim të tifozëve.
“Rivaliteti mes dy ekipeve është shumë i madh dhe kjo tashmë dihet. Për këtë arsye ne jemi të indinjuar me zhvillimet e fundit. Nuk arrij ta kuptoj pse një pjesë e brazilianëve mbështesin Argjentinën në finale. Nëse atë e mbështesin Argjentinën në një ndeshje ndaj Francës apo ndonjë kundërshtari tjetër është e pranueshme, por në një Brazil-Argjentinë, nuk arrij ta kuptoj dot.”, tha Silva.



