
Në kohët e fundit Isak Hien është shëndërruar në një referent në mbrojtjen e Atalantës.
Suedezi ka treguar një nivel për tu marrë shembull në Itali dhe Europë dhe për shërbimet e tij po lufton Atletico Madridi.
Diego Simeone vijon i mahnitur me 25 vjeçarin, tejet efikas në dyluftimet në ajër dhe gjithashtu në mënyrën se si e përdor topin.
Ecuria shumë e mirë ka influencuar në rritjen progresive të vlerës së kartonit e cila aktualisht i arrin 20 milionë eurot.
Drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ koshientë për potencialin e Isak Hien janë gati ti ofrojnë bergamaskëve 25 milionë euro, edhe pse rivaliteti gjatë merkatos vijuese do të jetë i ashpër.
‘’ El Cholo ‘’ tashmë është fiksuar me ishi-n e Veronas, i cili po zhvillon sezonin e dytë me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’.
Nëse do të vijojë me këtë ritëm, pa dyshim do të shëndërrohej në një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër në pozicionin ku aktivizohet dhe interesi i ekipeve me emër është mëse i natyrshëm.



