Arsenali i shkel syrin Asensios

Arsenali i shkel syrin Asensios

 Pavarësisht se është aktivizuar gjatë pjesës së parë të sezonit , dyshimet për qëndrimin e Marco Asensios në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijojnë dhe nga kjo situatë pretendon të përfitojë Arsenali.

‘’ Topchinjtë ‘’ prej kohësh po mundohen ta arrijnë akordin me mesfushorin , i cili e përfundon kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ në 30 qershorin e ardhshëm .

Mikel Arteta e konsideron të duhurin për të ndryshuar funksionimin e këtij reparti por për momentin drejtuesit e kryeqytetasve nuk kanë ndërmarrë asnjë aksion në lidhje me një ofertë në adresë të ishi-t të Mallorcas .

Negociatat ndërmjet ‘’ The Gunners ‘’ dhe ‘’ Los Blancos ‘’ kanë ekzistuar edhe në të kaluarën , periudhë në të cilën transferuan Martin Odegaard, akord i qëlluar në shenjë sepse norvegjezi është shëndërruar në një emblemë tek kryeqytetasit dhe konsiderohet një ndër të preferuarit e numrit një të pankinës. 

Paraqitjet dinjitoze të 26 vjeçarit në Botërorin e Katarit po ia përforcojnë idetë bashkombasit me kalimin e ndeshjeve dhe e kanë shëndërruar në një prioritet për merkaton e Arsenalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy