
Duke qenë se është në rindërtim e sipër , Barcelona nuk i ka lënë në harresë emrat e të kaluarës në lidhje me merkaton . Katalanasit vijojnë të jenë shumë të interesuar për mbrojtësin e Valencias Jose Luis Gaya i cili konsiderohet një ndër anësorët më të mirë të La Ligas dhe Barcelona e shikon si trashëgimtarin ideal të Jordi Albas. Sipas Mundodeportivos gjigandët e Spanjës prej shumë kohësh e ndjekin 26 vjeçarin por duhet patur parasysh se kontrata me ‘’ Los Blanquinegros ‘’ mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2023- shit .
Megjithatë drejtuesit e Valencias janë përfshirë totalisht në këtë çështje dhe kanë ndërmarrë aksionet përkatëse për të evituar largimin e spanjollit nga ‘’ Mestalla ‘’ tek një kundërshtar direkt në La Liga . Duke qenë se i mbetet edhe pak kohë tek Valencia , drejtuesit e spanjollëve kanë përcaktuar klauzolën e prishjes se kontratës që arrin 100 milionë eurot , shifër e cila nëse merren në konsideratë problemet ekonomike të ‘’ Blaugranëve ‘’ e vështirëson shumë këtë operacion .
Për më tepër eksperienca e Jose Luis Gayas tek Valencia ia ka mbushur mendjen se duhet të vijojë rrugëtimin me këtë skuadër në të cilën tashmë ka privilegjin e të qënit kapiten .
Megjithatë nuk duhet anashkaluar as nevoja e kuq e bluve në një repart që ka lënë për të dëshiruar gjatë viteve të fundit por fakti i të qënit një element kyç në skemat e Jose Bordalas ia vështirëson rrugën katalanasve për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.



