Manchester United, interes për Jules Kounden

Manchester United, interes për Jules Kounden

Prej kohësh drejtuesit e Manchester United po punojnë për tu rikthyer sa më shpejt tek titujt.

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ pavarësisht se kanë mbetur në prapavijë në aspektin sportiv, në atë ekonomik vijojnë të bëjnë diferencën në kontinentin e vjetër.

Traineri Ruben Amorim është i ndërgjegjshëm se tek një ekip si anglezët duhet të bësh maksimumin pasi në të kundërt rrezikon ndjeshëm stolin.

Tashmë Jules Kounde është bërë pjesë e listës së gjatë në lidhje me merkaton e verës, e cila do të jetë shumë përcaktuese për fatet e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

Francezi la gjurmë fillimisht tek Sevilla dhe tashmë tek Barcelona dhe fakti se Manchester United është një ekip shumë i pasur, i jep një lloj avantazhi për arritjen e objektivave.

Drupal Ad

Ulje-ngritjet e 26 vjeçarit në sezonin aktual, të reflektuara edhe me ndëshkimin në sfidën kundër Rayo Vallecanos e kanë lënë të pakënaqur Hansi Flickun dhe nga kjo situatë jo e mirë do të tentojnë të përfitojnë drejtuesit e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm.

Megjithatë, kreu i ‘’ Blaugranëve ‘’ Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco po punojnë për të siguruar qëndrimin e Jules Koundes në ‘’ Camp Nou ‘’ për më gjatë, pavarësisht se oferta e Joel dhe Avram Glazer mund të rezultojë tunduese.

Problematikat e vazhdueshme në aspektin ekonomik nuk sigurojnë qëndrimin e peshave të rënda tek ish fituesit e La Ligas dhe Champions Leagues dhe ndoshta ishi i Bordeaux mund të vendosë shumë shpejt nisjen e një tjetër eksperience në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy