Luftë e ashpër për Jovic

Luftë e ashpër për Jovic

Eksperienca tek Real Madridi duket se e ka mbushur kupën për Luka Jovic për arsye se hapësirat sa vinë e reduktohen dhe largimi nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ merr edhe më shumë forcë me kalimin e kohës .

24 vjeçari nuk ka mundur ta bindë Carlo  Ancelottin tek një ekip i mbushur me yje në të cilin nëse nuk jepet maksimumi duhet patjetër të ngrohësh stolin .

Serbi mezi po pret fillimin e merkatos që konsiderohet e vetmja rrugë shpëtimi dhe natyrisht do ti vijë në ndihmë edhe  ‘’ Galaktikëve ‘’ që do të përfitojnë me largimin e sulmuesit.  

 Sipas gazetarit Mario Cortegana janë jo pak por 5 ekipe duke filluar nga Premier League me Arsenalin dhe Evertonin, të pasuara nga Milani dhe Napoli në Itali e deri tek Dortmundi në Bundesligë për një lojtar që në të kaluarën kushtoi 60 milionë euro , investim jo i justifikuar nga ishi i Eintracht Frankfurtit. 

Por problemet për ‘’ Los Merengues ‘’ reflektohen edhe me rendimentin e Mariano Diaz i cili për fatin e keq të spanjollëve ka firmosur deri në 2024-tën dhe mendon të qëndrojë tek kryeqytetasit të cilët janë në një situatë të vështirë duke iu referuar organikës por vijojnë me meritë të qëndrojnë të palëkundur në Primera Division dhe  Champions League , eveniment në të cilin eksperienca i  ka ndihmuar duke kaluar në çerekfinale , aty ku i presin dy ndeshje ferri kundër Chelseat . 

Humbja e kohës tek madrilenët sigurisht perceptohet si avantazh për pretendentët e Luka Jovic të cilët mund ti garantojnë aktivizimin si titullar për ti evituar pakënaqësitë në të ardhmen sepse do ta dëmtonin ndjeshëm karrierën e serbit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy