
Pas përfundimit të kontratës me Paris St Germain në 30 qershor , për Sergio Ramos po luftojnë disa pretendentë prej disa kohësh. Sipas ‘ As ‘ spanjolli po negocion me Galatasaray-n , skuadër e cila do të luajë në fazën e ‘’Play Off’’ të Champions Leagues kundër Moldes . Këto dy sfida konsiderohen determinante për marrjen e një vendimi nga ish qendërmbrojtësi i Real Madridit, të cilin po mundohet ta bindë Mauro Icardi , sulmues që e ka rikuperuar buzëqeshjen tek turqit. Duke qenë se nuk ka patur të tjera oferta nga ekipet në kontinentin e vjetër, 37 vjeçari ka një shans për t’iu bashkuar fituesve të kampionatit turk në sezonin e shkuar.



