Shtyhen dy ndeshjet e La Liga, Sevilla-Barcelona nuk do zhvillohet këtë fundjavë

Shtyhen dy ndeshjet e La Liga, Sevilla-Barcelona nuk do zhvillohet këtë fundjavë

La Liga ka vendosur shtyrjen e dy ndeshjeve të kampionatit, të planifikuara për t’u zhvilluar të shtunën e 11 shtatorit.

Fakti se shumë lojtarë të këtyre skuadrave do të jenë deri ditën e premte të grumbulluar me kombëtaret e tyre në Amerikën Latine, ka bërë që të merret vendimi për shtyrjen e ndeshjeve Villarreal-Alaves dhe Sevilla-Barcelona.

Fillimisht La Liga refuzoi të shtynte ndeshjet, por duke parë që lojtarët që do të ktheheshin nga Amerika Latine, do të kishin vetëm një ditë për stërvitje, vendosi të pranojë shtyrjen.

Kështu të katër këto skuadra nuk do të zbresin në fushë këtë fundjavë, por do të luajnë një ditë tjetër, e cila ende nuk është bërë e ditur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy