
Pas Stavri Nicës, Rraman Hallaçi është trajneri i dytë që shkarkohet në Superiore.
Kukësi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Hallaçi.
Dy humbjet në fillimin e kampionatit, ndaj Vllaznisë dhe së fundmi me Egnatian, kanë bërë që verilindorët të largojnë trajnerin.
NJOFTIMI I KUKËSIT:
Klubi i Kukësit njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Rraman Hallaçin!
Shkak bëhen rezultatet e dobëta dy ndeshjet e para të kampionatit duke bërë që ekipi të pozicionohet në vendin e fundit!
Klubi i uron suksese në karrierën e tij edhe e falënderon për kontributin e dhënë.



