UEFA, zbuloi këtë të shtunë, arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 24 qershorit, mes Shqipërisë dhe Spanjës.
Treshja e arbitrave në fushë, do të jetë nga Suedia, me kryesor, Glenn Nyberg. Asistentë të 35-vjeçarit do të jenë dy bashkëkombësit e tij, Beigi dhe Söderqvist.

Arbitër i katërt është zgjedhur ukrainasi Mykola Bakalin, ndërsa në VAR, është gjermani Christian Dingert.



