Umtiti drejt Marseilles

Umtiti drejt Marseilles

Prezenca e Samuel Umtitit është shëndërruar në një problem të madh tek  Barcelona . Katalanasit përpara detyrimit të shitjes së disa lojtarëve në funksion të rikuperimit të aspektin ekonomik kanë zgjedhur  francezin si një ndër të padëshiruarit për sezonin vijues.  Gjatë një bisede me Joan Laportan palët në fjalë duket se kanë dakordësuar  huazimin  për ti dhënë mundësinë e progresit  në një skuadër që mund ta shpëtojë karrierën e 27 vjeçarit .

Lëvizjet e fundit e kanë avantazhuar largimin e francezit nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe  sipas  Onefootball pas derës qëndron në pritje Marseille .  Francezët pretendojnë të rikthehen në kohët e arta dhe  traineri Jorge Sampaoli ka dhënë ‘’ Ok ‘’ për transferimin e ishi-t të Lyonit drejt ‘’ Stade Velodrome ‘’ , në një kampionat që e njeh shumë mirë .  Kontrata e Samuel Umtitit me ‘’ Blaugranët ‘’ vijon të jetë e vlefshme edhe për dy sezonet e ardhshme por kupa për të është mbushur dhe nuk mendon të humbasë më kohë .

Statistikat prej 16 ndeshjesh të luajtura me bluzën kuq e blu flasin vetë dhe e pamundësojnë qëndrimin  në Katalunjë .

Opsioni i Marseilles konceptohet  një urë shpëtimi për Samuel Umtitin  i cili nëse vesh bluzën e gjigandëve të Ligue 1 do të ketë mundësinë të shpalosë vlerat edhe në Europa League , kompeticion që konsiderohet i dyti për nga rëndësia në Europë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy