Prej kohësh, flitet për një largim të mundshëm të mbrojtësit, Milan Skriniar nga Interi, me destinacion të mundshëm, PSG-në.
Sllovaku, është një nga lojtarët më të spikatur te zikaltërit, teksa me paraqitjet e tij, ka fituar edhe zemrat e shumë tifozëve. Ditën e sotme, grupi i ultrasve “Curva Nord”, kanë shpalosur një banderolë para zyrave të klubit ku shkruhet: “Marrëveshje të qarta, miqësi e gjatë… Skriniar nuk preket!”
Një paralajmërim për drejtuesit ky, që në rast të një shitje të mundshme të Skriniar, atëherë tifozët do i kenë kundër.
Kujtojmë se Interi humbi një nga objektivat kryesorë të kësaj merkatoje, siç ishte mbrojtësi Bremer, i cili u zyrtarizua te Juventusi dhe më herët shihej si zëvendësues i Skriniarit.



