Bonucci: Ronaldo do na ndihmojë këtë vit më shumë se herët e tjera

Bonucci: Ronaldo do na ndihmojë këtë vit më shumë se herët e tjera

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka thënë se e ardhmja e Cristiano Ronaldo te bardhezinjtë nuk do të kushtëzohet nga kalimi i Messit te PSG. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, italiani ka folur edhe për Pjanic, duke thënë se mes tyre ka pasur komunikime si miq dhe jo për merkaton.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo do të kishte qëndruar te Juventusi edhe nëse Messi nuk do të shkonte te PSG. Për ne është një vlerë e shtuar dhe jam i sigurt që këtë vit, më shumë se vitet e kaluara, do të na ndihmojë të arrijmë objektivat që klubi dhe të gjithë kemi. Jemi përshëndetur me Pjanic, por nuk kemi folur për merkaton. Ne flasim si miq, jo si ish-shokë skuadre. Ai është një lojtar i madh dhe nëse kthehet do të ishte një vlerë e rëndësishme për grupin dhe ekipin”, u shpreh Bonucci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy