Skënderbeu është thuajse i rënë në Kategorinë e Parë, teksa në Superiore e mban vetëm matematika.
Me humbjen e djeshme ndaj Egnatias, mbijetesa për korçarët është thuajse e pamundur dhe për këtë arsye, tashmë drejtuesit duhet të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Pas humbjes së djeshme, kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka dhënë sinjale largimi nga korçarët.
Më vjen shumë keq që shkoi kështu, nuk ishim ekip për të ardhur deri këtu. Këtë e them me bindje, por kishte shumë faktorë që ndikuan. Gjithsesi, jeta vazhdon.
Më vjen keq për veten dhe shokët e ekipit, të cilët kanë bërë të pamundurën me aq mundësi sa kanë pasur. Më vjen keq për tifozët e mrekullueshëm korçarë.
Në këto momente që po shkruaj jam me lot në sy, por duhet të dimë të ringrihemi. Unë e di që Skënderbeu i madh do të rikthehet përsëri. Njoha shumë miq në Korçë, të cilët do i kem gjithë jetën.
Ju kërkoj falje nëse kam gabuar diku, jam krenar që isha pjesë e Skënderbeut në këto dy vite. Respekt për trajnerët me të cilët kam punuar, për presidentin dhe gjithë tifozët korçarë. Gjithmonë do jeni në zemrën time.



