Partizani ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato. Klubi i kuq, njoftoi firmën me mbrojtësin kroat, Bozo Mikulic.
Problemet e shfaqura në mbrojtje, kanë detyruar drejtuesit e të kuqve të ndërhyjnë në merkato.
27-vjeçari kroat, vjen te Partizani me një karrierë të pasur, teksa më herët ka qenë pjesë e klubeve të njohura, si Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messina.
POSTIMI I PARTIZANIT:
Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Božo Mikulić
Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikulić përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messinës në Itali.



