Newcastle ritenton për Eze

Newcastle ritenton për Eze

Puna e deritanishme e drejtuesve i ka prodhuar shumë benefite Newcastle-s , skuadër që ka befasuar  me tre fitore rradhazi në Premier League dhe është distancuar me 4 pikë me zonën e ftohtë të renditjes .

Sheiku Bin Salman ka rikthyer entuziazmin në ‘’ St James Park ‘’ të kanalizuar në goditje cilësore që e kanë bërë krenar Eddie Howen. Por merkatoja vijuese është pas dere dhe filozofia e presidencës mbetet e njëjta : Rikthimi në një superfuqi në futboll .

Megjithatë ‘’ dështimet ‘’ në merkaton e kaluar kanë nxitur këmbnguljen e drejtuesve për ti ndrequr në vijuesen të cilët i janë rikthyer pistës  Eberechi Eze. 

Bardhezinjtë mendojnë ta rrisin stekën dhe sipas ‘ The Mirror ‘’ kanë ofruar  54 milionë euro për sulmuesin që konsiderohet një referencë e sulmit të Crystal Palace dhe Newcastle e ka bërë pjesë të projektit ambicioz.

42 milionët e ofruara nuk i bindën drejtuesit e  ‘’ Shqiponjave ‘’ dhe Newcastle i është kundërpërgjigjur direkt me shifrën e lartpërmendur e cila mund ti bëjë të reflektojnë më gjatë dhe ti japin ‘’ Ok ‘’ interesit të këtij ekipi që i mbetet akoma shumë për të treguar .

Vetëm 268 minuta në sezonin aktual sigurisht konsiderohen pak për Eberechi Eze-n dhe me një pretendent të tillë , s’do të ishte çudi që shumë shpejt ti japë lamtumirën Crystal Palaces.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy