
Rendimenti i shkëlqyer tek Bayer Leverkusen i ka dhënë shumë pluse mesfushorit Florian Wirtz i cili ka impresionuar Real Madridin .
‘’ Galaktikët ‘’ po e ndjekin me kujdes evolucionin e gjermanit me ‘’ Aspirinat ‘’ dhe traineri Carlo Ancelotti e ka përfshirë në projektin ambicioz , kryefjala e të cilit është rikthimi tek suksesi . Gjermanët janë vënë në siklet me interesin e kryeqytetasve sepse janë koshient për çmenduritë që mund të bëjë Florentino Perezi për ti parë spanjollët sërish aty ku ai dëshiron .
Marrëdhëniet ndërmjet dy institucioneve vijojnë të jenë të shkëlqyera sepse në të kaluarën Dani Carvajal u huazua në ‘’ BayArena ‘’ dhe ky fakt i jep një avantazh madrilenëve për tu përforcuar me 18 vjeçarin.
Në një moshë shumë të re , Florian Wirtz ka ditur të shpalosë talentin e tij duke i ngjitur me shpejtësi shkallët tek një skuadër e dorës se dytë me të cilën është i lidhur deri në 30 qershorin e 2026-tës . Sigurisht interesi i Real Madridit mund të konceptohet edhe si një fërkim duarsh nga ana e drejtuesve të Bayer Leverkusen , skuadër që po analizon me detaje edhe interesin e Bayer Munchen .
Bavarezët mbeten një kërcënim real për arritjen e këtij objektivi sepse nëse i referohemi fakteve, Florian Wirtz mund ta gjejë komoditetin edhe në ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe do të afrohej edhe më shumë me trofetë duke qenë se Bayern Munchen mbetet rekordmen, sidomos në Bundesligë .
Operacione të tilla vështirësohen vetvetiu gjatë kohës sepse me kalimin e saj pretendentët shtohen dhe shkaktojnë një lloj paqartësie për protagonistët e historisë .



