Newcastle pëlqen Botman për mbrojtjen

Newcastle pëlqen Botman për mbrojtjen

Sezoni i shkuar ishte një ndër më të suksesshmit e karrierës së mbrojtësit Sven Botman sepse pati privilegjin të dilte kampion i Ligue 1 me Lillen .  Suedezi shkëlqeu tek të rinjtë e Ajaxit , eksperiencë që u vlerësua si e mjaftueshme për të tërhequr vëmëndjen e francezëve me të cilët  po shijon momente të mrekullueshme  . 

Në merkaton e kaluar verore Barcelona , Liverpooli dhe  Wolves luftuan për 21 vjeçarin por  vendosi ti qëndrojë besnik Lilles sidomos pas kampionatit të fituar në të cilin mposhtën dominimin disa vjeçar të Paris St Germain .

 Historia e suksesshme me Lillen e ka zgjeruar kërkesën e skuadrave për hollandezin dhe tashmë pretendohet nga risia e merkatos Newcastle United .  Sipas tabloidit britanik ‘ The Athletic ‘ , Sven Botman është objektivi numër një i  Eddie Howe për prapavijën  pavarësisht se është aktivizuar shumë pak gjatë këtij sezoni sepse ka humbur 9 sfida për shkak dëmtimi.

‘’ Tulipani ‘’ është një alternativë cilësore për mbrojtjen e ‘’ Urracas ‘’ të cilët janë të parafundit në tabelë dhe nevoja për prurje në merkato konsiderohet emergjente. 

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është se momentalisht kartoni i Sven Botman varion nga 28-35 milionë euro , shifër që  s’përbën aspak problem për xhepat e sheikëve të Newcastle të cilët që në krye të herës kanë premtuar se do të investojnë fuqishëm për ti ringritur sa më shpejt bardhezinjtë dhe të luftojnë për fitimin e trofeve në të ardhmen  .

Pilari i mbrojtjes së Lilles vijon të ketë një ecuri pozitive , fakt që e ka demostruar në 13 ndeshje të shoqëruara me 1 gol .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy