
Pas finalizimit të eksperiencës tek Manchester United në verën e shkuar, David de Geas i ka trokitur në derë një tjetër skuadër në orët e fundit.
Sipas anglezes ‘ Daily Mail ‘, ishi i Atletico Madridit po negocion me Al-Shabab në Arabinë Saudite, destinacion i preferuar nga shumë lojtarë në vitet e fundit.
Flitet se negociatat po vijojnë me sukses dhe madrileni shumë shpejt mund të bëhet pjesë e një kampionati i cili as që ka të krahasuar me ato të Europës, por në aspektin ekonomik është shumë hapa përpara.
Nëse i referohemi eksperiencës tek ‘’ The Red Devilsat ‘’, 33 vjeçari qëndroi 12 vite në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe e mbrojti portën në 545 sfida zyrtare, pësoi 590 gola dhe e mbajti të paprekur në 190 sfida.
Gjatë merkatove, drejtuesit e Al- Shabab kanë arritur marrëveshjet me disa lojtarë të njohur të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër si Ivan Rakitic, Yannick Carrasco dhe gjithashtu janë afër transferimit të Miguel Almiron dhe Hakim Ziyech.



