
Ecuria shumë e mirë e Pedro Netos tek Wolvesi, po i siguron pretendentë me kalimin e kohës mesfushorit.
Portugezi ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Liverpoolit, të cilët e konsiderojne një vlerë të shtuar për të ardhmen e këtij reparti.
Përveç ‘’ The Redsave ‘’, edhe të tjerë klube të elitës europiane po luftojnë për shërbimet e 23 vjeçarit , kontrata e të cilit me të ashtuquajturit ‘’ Ujqërit ‘’ është e vlefshme deri në 2027-tën.
Gjithsesi , reagimi i ishi-t të Lazios ka rezultuar i menjëhershëm, i cili synon ti qëndrojë besnik anglezëve dhe ky fakt e ka detyruar trainerin Jurgen Klopp për ta përqëndruar vëmëndjen tek Johan Bakayoko, lojtar që aktivizohet për Psv Eindhovenin, akord që mund të arrihet për shifrën e 25 milionë eurove.
Prej shumë sezonesh tashmë , reparti i mesfushës vijon të mos e bindë trainerin gjerman, i cili shkruajti historinë në të kaluarën me Liverpooli por në kohët e fundit nxënësit e tij kanë mbetur dukshëm në prapavijë në lidhje me suksesin në çdo kompeticion.



