
Paraqitjet impresionuese të Moises Caicedos tek Brightoni e kanë rritur interesin për mesfushorin dhe Arsenali është ekipi i fundit që i është bashkuar listës.
Mikel Arteta është i ndërgjegjshëm se ‘’ Topchinjve ‘’ iu nevojiten elementë cilësorë për të vijuar rrugën e deritanishme dhe sipas Ekrem Onur drejtuesit e tyre kanë përgatitur çekun prej 85 milionë eurosh për 21 vjeçarin.
Eksperienca tek anglezët i ka shërbyer për ta rritur në vetëm gjashtë muaj vlerën e kartonit nga 6 deri në 38 milionë euro.
13 herë kampionët e Premier Leagues do të masin forcat me Chelsean , në një derbi shumë të luftuar deri në fund. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ konsiderohen një ndër ekipet më aktive në këtë merkato dhe ishin afër firmosjes me Moises Caicedon por kryesuesit aktualë në klasifikim duket se janë një hap përpara për ishi-n e belgëve të Beerschot.
Momenti i mrekullueshëm i djemve të Mikel Artetas mund të rezultojë një arsye mëse e mjaftueshme që lojtari nga Santo Domingo të përfundojë duke luajtur në ‘’ Emirates ‘’ , tek një skuadër me shumë traditë, sidomos në Angli .



