Parisi ndërmjet Pogbas dhe Camavingas

Parisi ndërmjet Pogbas dhe Camavingas

 Transferimet  e  Sergio Ramos , Achraf Hakimit , Gianluigi Donnarummas  dhe Georginio Wijnaldum e kanë  impulsuar Paris St Germain për të tentuar lëvizjet e reja në ‘’ Parque de Prince ‘’.   Traineri Mauricio Pochettino kërkon me çdo kusht formimin e një skuadre kompetitive me objektivin e arritjes së suksesit në kompeticionet pjesëmarrëse  . Në lidhje me mesfushën argjentinasi prej kohësh ka spikatur dy lojtarë që kanë kontribuar shumë  për Manchester United dhe  Rennes .

Flitet për Paul Pogban dhe  Eduardo Camavingan  . Argjentinasi kërkon njërin prej tyre  tek kuq e blutë por është i ndërgjegjshëm se do të jetë shumë e vështirë pasi konsiderohen si pilarët e skuadrave respektive .  Momentalisht ish-i i Juventusit shikohet si më i avantazhuar për shkak të eksperiencës së madhe që mban mbi supe . Performanca e shkëlqyer në Europian pavarësisht se ‘’ Trikolorët ‘’ i dhanë fund  aventurës duke u mundur në 1/8-tat nga pika e 11 metërshave nga Zvicra ia ka mbajtur hapur derën për ndryshimin e destinacionit .    

Kartoni i ish kampionit të botës arrin 70-80 milionë eurot  pavarësisht se kontrata me ‘’ The Red Devilsat ‘’ mbetet në fuqi deri në 2022-shin ndërsa për Eduardo Camavingan është vetëm 30 milionë euro .

Megjithatë duhet theksuar se  20 herë kampionët e Premier Leagues  janë të ndërgjegjshëm se e ardhmja e Paul Pogbas mund të jetë larg ‘’ Old Trafford ‘’ dhe e shikojnë me sy pozitiv afrimin e  Eduardo Camavingas në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

 Sipas të famshmes “ RMC Sports ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk do të ndalen në asnjë moment deri sa ta shkruajnë emrin në librin e fituesve të Champions Leagues dhe me tentativat e deritanishme kuptohet qartë se projekti ambicioz i përpiluar nga krerët  e ish kampionëve të Ligue 1 me në krye miliarderin Nasser Al Khelaifi pak e nga pak po merr formë .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy