
Flamurtari në basketboll për femra nuk njeh rivale edhe pas javës se 8 të kampionatit.
Vajzat e trajnerit Viron Toska triumfuan bindshem në ndeshjen ndaj ekipit të “Kamzës” duke treguar lojë bindëse dhe forcë karakteri. Ndeshja u mbyll me rezultat 60-110, në të mirë të Flamurtarit.
Me këtë fitore Flamurtari, vijon të udhëheqë renditjën me 16 pikë të plota duke mos njohur asnjë humbje deri tani, ndërkohë që duket se skuadrat e tjera si Partizani dhe Studenti janë në luftë për vendin e dytë.
Ndeshja u luajt në stadiumin e Vlorës, kurse sponsor është kompania MCN.



