U largua nga Partizani, mbrojtësi zyrtarizohet te skuadra e re

U largua nga Partizani, mbrojtësi zyrtarizohet te skuadra e re

Roberto Dominguez u largua nga Partizani pas përfundimit të sezonit dhe tashmë ka zgjedhur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.

Mbrojtësi nga El Salvadori është rikthyer në vendlindje dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e Chalatenengo. Kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zyrtarizuar në faqen e klubit firmën me futbollistin 24-vjeçar.

Dominguez u bashkua me Partizanin në merkaton e dimrit, por në 6 muaj me të kuqtë, luajti në total vetëm 110 minuta. Për këtë arsye, palët vendosën të mbyllin bashkëpunimin me lojtarin, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën në El Salvador.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy