Noel Le Graet ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë, nga posti i presidentit të Federatës Franceze të Futbollit.
Ky vendim në fakt pritej, pasi prej kohësh, Le Graet po përballej me një hetim të hapur nga Prokuroria e Parisit, ku akuzohet për ngacmim seksual.
Sonia Souid, agjente e futbollit, zbuloi se ajo është ngacmuar pa dëshirën e saj nga Le Graet nga viti 2013 deri në 2017.
Përveç këtyre, Le Graet u kritikua ashpër për qëndrimin e mbajtur në lidhje me trajnerin e ri të ekipit përfaqësues ku shpërfilli në mënyrë diskriminuese Zinedine Zidane, një ikonë e futbollit francez dhe jo vetëm.



