Deklarata e Kolelës, Xhixho: Është fakt, Partizani ishte pa dy lojtarët kryesorë

Deklarata e Kolelës, Xhixho: Është fakt, Partizani ishte pa dy lojtarët kryesorë

Deklarata e trajnerit te Partizanit, Xhovani Kolela, pas humbjes me Vllaznisë, ku deklaroi se të kuqtë nuk janë skuadër që vrasin kampionatin, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Skaner" në MCN TV.

Në lidhje me këtë, gazetari Pano Xhixho, deklaroi se ajo që tha Kolela është fakt, për atë që ka treguar kampionati.

Në lidhje me humbjen, Xhixho tha se Partizani ishte pa dy lojtarët kryesorë, si Xhuliano Skuka dhe Masanga Matondo.

Ajo që tha Kolela, bazohet në fakt, se nuk e vret kampionatin. Është fakt që nuk ka një skuadër që këtë kampionat ta vrasë. Për Partizanin është fakt që nuk e ka vrarë kampionatin. Kolela ka fotografuar këto 16 javë. Ne nuk kemi thënë se Partizani është me diferenca të tjera. Nuk e kemi thënë kurrë që një skuadër e vret kampionatin.

Kolela tha atë që ka thënë në 15 javë. Ka thënë që janë një skuadër e re, pa eksperiencë që luan futboll. Ai tha se Partizani nuk është një skuadër aq e fortë, sa të vrasë kampionatin. Tha se nuk i ka lojtarët aq ekspertë, që të fitojnë edhe kur nuk luajnë mirë futboll. Vitin e kaluar Tirana nuk luajti mirë me Vllazninë, por nuk u mposht.

Mungonte, Masanga, Skuka, Partizani ishte pa dy lojtarët kryesorë, luante përballë Vllaznisë dhe kishte oshilacione. Ne themi se luajti keq në pjesën e parë, por rastin më të mirë e kishte Partizani me Hotin. Titulli fitohet me një skuadër eksperte, që edhe me 1-0, ti i ke lojtarët që të fitosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy