Milani dhe Real Madrid, negociojnë për Alex Jimenez

Milani dhe Real Madrid, negociojnë për Alex Jimenez

Huazimi i Alex Jimenez në sezonin e kaluar tek Milani, e ka bindur trainerin Stefano Pioli se duhet të qëndrojë në ‘’ San Siro ‘’.

Menjëherë drejtuesit e italianëve kanë nisur negociatat me ato të Real Madridit, lajm i bërë me dije nga ‘ Calciomercato ‘.

19 vjeçari i cili aktivizohet si anësor i djathtë premton shumë për të ardhmen dhe momentalisht kartoni i tij arrin vlerën e 5 milionë eurove.

 

Drupal Ad

 

 

 

Por siç dihet, ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë të ruajnë një përqindje të kartonit të këtij lojtari, për ta rikthyer ndoshta në një të ardhme të afërt në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Kur flitet për elementë premtues spanjollët zor se lëshojnë pe, fakt i demostruar edhe në rastin konkret.

Kontrata e Alex Jimenez me fituesit në fuqi të Champions Leagues skadon në 2027-tën por shkëlqimi në ekipet zinxhirë të ‘’ Djallit ‘’ natyrisht evidenton se drejtuesit do të luftojnë deri në momentin e fundit për ta patur pjesë të tyren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy