
Duke patur parasysh se eksperienca e Kylian Mbappes tek Paris St Germain mund të përfundojë shumë shpejt, drejtuesit e kësaj skuadre nuk kanë humbur shumë kohë dhe tashmë e kanë gjetur zëvëndësuesin e sulmuesit.
Flitet për Rayan Cherkin, lojtar i cili preferohet nga Luis Enrique.
Për 20 vjeçarin , ‘’ Les Pariziens ‘’ do të kenë një konkurrencë të ashpër pasi preferohet nga disa klube të elitës, i cili la gjurmë tek Lyoni në sezonin e kaluar dhe tanimë ka një shans për të vijuar karrierën tek një ekip që bashkjeton me titujt në çdo sezon , shtuar edhe faktin se konsiderohet ndër më potentët në aspektin ekonomik.
Nxënësi i ish kampionit të botës Laurent Blanc kontriboi me 5 gola dhe 6 asiste në 39 sfidat e sezonit të kaluar dhe interesi i kryeqytetasve tregon se kemi të bëjmë me një sulmues shumë cilësor.



