Juventusi përballet me Sassuolo, Allegri: Këtë sezon do të luftojmë për titullin kampion

Juventusi përballet me Sassuolo, Allegri: Këtë sezon do të luftojmë për titullin kampion

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes me Sassuolo, e cila do të jetë e para në kampionat për këtë sezone.

Tekniku bardhezi u shpreh se skuadra është përgatitur mirë dhe këtë sezon do të luftojnë për titullin kampion.

Allegri iu kthye sërish miqësores me Atletico Madrid, ku u mposhtën 4-0 dhe tha se ajo ndeshje i ka përgatitur për vështirësitë që do të kenë rrugës.

Skuadra është në gjendje të mirë dhe ka punuar shumë gjatë këtyre javëve. Miqësoret na kanë shërbyer sidomos ajo ndaj Atletico Madrid, e cila na përgatiti për vështirësitë që do të hasim këtë sezon.

Skuadra është përforcuar, do të tentojmë të bëjmë paraqitjet më të mira të mundshme dhe të luftojmë për titullin kampion.

Nesër duhet të bëjë disa zgjedhje përsa i përket formacionit, por jam i lumtur që shumicën e grupit e kam në dispozicion, pa harruar dhe lojtarët që do të mungojnë për shkak të situatës në merkato siç është Arthur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy