Ancelotti: Real Madrid, skuadra e fundit që drejtoj

Ancelotti: Real Madrid, skuadra e fundit që drejtoj

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se pas aventurës në stolin e Real Madrid, do të tërhiqet nga trainingu.

62-vjeçari e ka bërë të ditur diçka të tillë ditën e sotme, në konferencën për shtyp, para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampioneve ndaj Manchester City.

Pas kësaj aventurë me Real Madrid, me shumë mundësi do të ndalem. Nëse klubi më mban këtu për dhjetë vjet, unë do të stërvis këtë skuadër për dhjetë vjet. Por unë do të doja të isha me nipërit e mbesat e mia, të shkoja për pushime me gruan time, ka shumë gjëra për të bërë që kam lënë jashtë dhe që do të doja t’i bëja. Fatkeqësisht nuk është se mund t’i bësh të gjitha, kështu që ditën që do të ndaloj do të kem të gjitha këto për të bërë.

Ancelotti pak ditë më parë u fut në histori, si trajneri që ka fituar titullin kampion në 5 kampionatet më të rëndësishme në botë, Serie A, Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe së fundmi La Liga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy