Jo vetëm Kessie, Barcelona tenton lojtarin tjetër të Milanit

Jo vetëm Kessie, Barcelona tenton lojtarin tjetër të Milanit

Barcelona ka nisur të mendojë që tani për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës. Pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, tashmë katalanasit po tentojnë të afrojnë një tjetër lojtar nga kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Alessio Romagnoli, i cili do të largohet nga Milani në verë, me parametra zero. Italiani është në fund të kontratës dhe nuk është arritur një marrëveshje për rinovim.

Nga kjo kërkojnë të përfitojnë te Barcelona, që po tentojnë ta bindin lojtarin, për ta afruar falas për sezonin e ardhshëm.

Raportet e Laporta me Raiola janë të mirë dhe besohet se do të gjendet një marrëveshje, edhe pse Lazio po tenton ta transferojë mbrojtësin italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy