Real Madridi synon talentin e Paris St Germain

Real Madridi synon talentin e Paris St Germain

Edhe pse fiksimi i Florentino Perezit vijon të jetë Kylian Mbappe, drejtuesit e Real Madridit do të tentojnë për të tjerë lojtarë të Paris St Germain . Zbuluesi i talentëve tek kryeqytetasit Juni Calafat i ka rekomanduar bosit të këtij klubi blerjen e Warren Zaire- Emery, i cili ka lënë gjurmë në kategoritë inferiore të kuq e bluve. ‘’ Los Merengues ‘’ kanë menduar një ofertë në merkaton verore të 2024-tës për 17 vjeçarin, një vit përpara përfundimit të kontratës me francezët. Me kalimin e viteve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë transferuar disa lojtarë cilësorë si Vinicius Junior , Fede Valverde, Rodrygo dhe Eduardo Camavinga dhe ylli i parizienëve mund të jetë ai i rradhës tek gjigandët e Spanjës dhe më gjerë. Gjatë muajve të fundit drejtuesit e Real Madridit më së shumti janë fokusuar tek arritja e akordit me Kylian Mbappen por njëkohësisht firmosja me talentët vijon të jetë një ndër prioritetet në çdo merkato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy