Chelsea interesohet për Lorenzo Pellegrinin

Chelsea interesohet për Lorenzo Pellegrinin

 Pas humbjes në ‘’ Olimpico ‘’ me Napolin , Romës do ti duhet të përballojë sfidat e të ardhmes.

Një ndër to është ruajtja e organikës pasi ekipet e elitës tashmë po tentojnë ti rrëmbejnë disa nga lojtarët më të mirë .

Jose Mourinho konsiderohet pengesa më e vështirë dhe në rastin konkret Chelsea pretendon Lorenzo Pellegrinin .

Italiani është lideri i ‘’ Verdhekuqve ‘’ por ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan t’i befasojnë kryeqytetasit por duhet nënvizuar se italiani në të kaluarën ishte pjesë e planeve të Barcelonës dhe Real Madridit.

26 vjeçari do të jetë i lidhur me Romën deri në 30 qershorin e 2026-tës dhe  shfaqja në skenë e këtyre ekipeve vë disi në siklet drejtuesit.

Projekti ambicioz i ‘’ The Special One ‘’ në krye të stolit i dha rezultatet në sezonin e kaluar me fitimin e Conference Leagues por puna vijon me të njëjtin ritëm sepse objektivi mbetet shtimi i trofeve për ta shëndërruar Romën në një ekip elite, rruge e cila me luzitanin në stol bëhet edhe më e lehtë .

Rinovimi është një mesazh i qartë për pretendentët se do ta kenë pothuajse të pamundur , të pakten deri në afatin e akorduar për të marrë shërbimet e Lorenzo Pellegrinit por s’duhet përjashtuar fakti se ylli i mesfushës do të jetë një ndër protagonistët e merkatos vijuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy