Partizani e ka mbyllur në barazim 2-2 pjesën e parë, ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë në Conference League.
Ishte një pjesë e parë, e cila i kishte të gjitha brenda, duke filluar nga penalltia dhe deri te gafat.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me Volkov, i cili shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga Alban Hoxha. Megjithatë Partizani vendosi baraspeshën shumë shpejt, teksa Cara me një gjuajtje të bukur, e ndali topin në fundin e rrjetës.
Barazimi zgjati shumë pak, pasi në minutën e 22-të, Solodovnicov, shfrytëzoi një gafë të Hoxhës me kontrollin e topit dhe ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 42-të ishte një tjetër gafë, këtë herë te Sfintul, ku njëri prej mbrojtësve e kthen topin gabimisht prapa, aty ku përfiton Junior dhe e dërgon në rrjetë.
Kujtojmë se ndeshja e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit me rezultatin 5-3.



