Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, deklaroi se klubi që ai ka në pronësi, duhet të kishte më shumë trofe, por i janë mohuar padrejtësisht.
Sipas tij, skuadra fitoi një titull me ndershmëri, ndërsa cikli fitues sipas tij ka filluar me kohë.
Fitova një titull kampion me ndershmëri. Cikli fitues ka filluar kohë më parë dhe duhet të kisha më shumë trofe, por na janë mohuar dhe me parregullsitë e treguara ne kemi mbetur mbrapa.
Mund të kishim fituar më shumë kampionate, por sigurisht që fituam ato të ndershmërisë, sepse e di që për të jetuar duhet të ndiqni rregullat, pavarësisht nëse duam apo jo.
Tani entuziazmi im është i jashtëzakonshëm pasi dëgjova marrëzi të tilla sikur nuk doja të fitoja titullin kampion.
Napoli është vetëm 1 pikë larg zyrtarizimit të titullit kampion në Serie A, pas një sezoni të dominuar nga fillimi deri në fund.



