Barcelona, arrin marrëveshjen me Dany Freire

Barcelona, arrin marrëveshjen me Dany Freire

Ashtu siç ka ndodhur në çdo merkato tek Barcelona vijon ti jepet prioritet afrimit të talentëve.

Në orët e fundit drejtuesit kanë arritur një objektiv dhe flitet për Dany Freire.

16 vjeçari e ka finalizuar eksperiencën me Racing Union dhe ka vendosur ti bashkohet filialit të ‘’ Los Cules ‘’.

 Portugezi është provuar gjatë verës tek ekipet e moshave dhe ka patur sukses. 

Duhet thënë se lojtari i lindur në Lisbonë mund të aktivizohet si trekuartist dhe gjithashtu si sulmues, dy aspekte të cilat mund ti vijnë në ndihmë gjatë eksperiencës me ‘’ Blaugranët ‘’. 

Me rëndësi për tu theksuar është se Dany Freire ka përfaqësuar kombëtaren luzitane në kategorinë e moshave dhe në akademinë e ‘’ La Masias ‘’ do të startojë një tjetër sfidë në karrierë. 

Barcelona siç dihet mbetet një ndër kandidatet potenciale për fitimin e titujve dhe në çdo sezon pretendon të arrijë majat. 

Besohet se firma do të hidhet ditën e sotme nga Dany Freire i cili nëse vijon me këtë ritëm e ka të ardhmen e garantuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy