Dinamo prezantoi ditën e sotme trajnerin e ri, italianin Rodolfo Vanoli. Në krahë të italianit, gjatë prezantimit ishte edhe administratori i Dinamos, Ilir Sinani. Ky i fundit u shpreh se dy trajnerëve të kaluar, iu dha besim i madh nga presidenca, ndërsa shtoi se Vanoli do të qëndrojë, edhe në rast se blutë nuk arrijnë të sigurojnë mbijetesën.
Presidenti i besoi shumë trajnerit të parë, bëri edhe përzgjedhjen e lojtarëve. Shkëmbi mori lojtarët edhe bëri punë të mirë por që nuk sollën pikët.
Presidenti ka dhënë garancinë se edhe nëse nuk do jemi në Superligë, nëse nuk do mbijetojmë, kontrata me Vanolin do jetë afatgjatë.
Nëse ti në shtatë ndeshje merr 5 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore, ku e ke efektivitetin. Devolli hodhi idenë për të pasur një trajner vendas. Presidenti vendosi që të kemi një trajner të huaj.
Gabimet që bëmë me trajnerët na ka sjellë këtu. Ne krijuam një grup dhe dështuam deri tani. Mendoj se do vazhdojmë para.



