Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, ku u vendos edhe kryetari i ri.
Fitues u shpall Lazër Matija, i cili mposhti në garë Kujtim Shabën. Matija do të pasojë në këtë post, Armando Cungun.
Në raundin e parë Matija mori 14 vota përballë 9 votave për z.Shaba, ndërkohë që në raundin e dytë Matija mori 15 vota dhe Kujtim Shaba 8 vota.



