Derbi londinez për Coutinhon

Derbi londinez për Coutinhon

Çështja ‘’ Coutinho ‘’ vijon të jetë shumë e rëndësishme për Barcelonën . Katalanasit vijojnë luftën për rikuperimin e  investimit 150 milionë eurosh për një lojtar që ka ndryshuar totalisht tek Aston Villa .

Nën drejtimin e Steven Gerrard,  ekstremi pak e nga pak po shëndërrohet në një emblemë tek londinezët .  Spanjollët po mundohen ti gjejnë një destinacion që  do të plotësojë kërkesat e tyre dhe në vijimësi do të zhvillohet një derbi për 29 vjeçarin .

West Hami dhe Arsenali kanë ndezur motorrët për ekstremin i cili po e hedh pas zhgënjimin në ‘’ Camp Nou ‘’, tek një kampionat që e ka shumë përzemër .

‘’ The Hammers ‘’ dhe ‘’ The Gunners ‘’ e shikojnë një kandidat interesant për krahët për shkak mund ti japë startin një ndryshimi të madh .

Puna sapo ka filluar dhe etapa më e sikletshme  do të jetë bindja e drejtuesve të ‘’ Los Cules ‘’ sepse si Mikel Arteta ashtu edhe David Moyes janë mahnitur nga arritjet e Philippe Coutinhos në  pak kohë .

Me inkursionet e vazhdueshme dhe teknikën mahnitëse, ishi i Espanyolit mund ti japë një tjetër ngjyrë njërit lojës së njërit prej pretendentëve, pasi është një lojtar tek i cili shumë ekipe të elitës nuk besonin kohë më parë por me sakrificat e bëra ia mbylli gojën kritikëve duke u shëndërruar në një emblemë në skemat e Steven Gerrard .

Në kohë të vështira besimi është një faktor që bën diferencën dhe falë ish ikonës së Liverpoolit , talenti nga Rio de Janeiro po rikuperon formën optimale.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy