
Ecuria shumë e mirë e Fermin Lopezit si tek Barcelona ashtu edhe ‘’ La Furia Roja ‘’ është pasuar me interesin e disa klubeve të rëndësishëm.
Sulmuesi po performon ashtu siç duhet dhe e ka bërë krenar si Hansi Flickun ashtu edhe Luis de la Fuenten.
Përballë kësaj situate nuk ka munguar reagimi i trainerit gjerman i cili dëshiron qëndrimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’.
Sipas ‘ Sport ‘ pretendentët kanë ofruar mbi 100 milionë euro për shërbimet e 23 vjeçarit, për të cilin po luftojnë fort Chelsea dhe Manchester United.
Mirëpo ‘’ Los Cules ‘’ i njohin në perfeksion cilësitë e tij, shumë i aftë në driblime, i saktë në pasime si dhe i rrezikshëm në metrat e fundit.
Rinovimi i kontratës së fundmi deri në 30 qershorin e 2030-tës demostron qartazi dëshirën për të vijuar pjesë e ‘’ Blaugranëve ‘’, një klub pretendent për trofe në çdo sezon.
Në 15 sfidat e aktualit Fermin Lopez ka kontribuar me 8 gola dhe 7 asiste i cili në çdo moment ka rezultuar determinant.
Edhe pse shifrat mbeten tunduese aspekti sportiv bën diferencën dhe me rendimentin e treguar duhet theksuar se gjigandët e La Ligas dhe më gjerë kanë një vlerë të shtuar në repartin e avancuar.
