U ndaluan të shikonin derbin, Stoka: Konsullata në Milano më tha të protestonim (VIDEO)

U ndaluan të shikonin derbin, Stoka: Konsullata në Milano më tha të protestonim (VIDEO)

Opinionisti i sportit, Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, zbuloi se ai dhe një grup prej 34 vetash të tjerë, u ndaluan ditën e djeshme të futeshin në Itali, për të ndjekur derbin mes Milanit dhe Interit. Stoka tha se për këtë ai kontaktoi edhe me Konsulatën shqiptare në Milano, e cila sipas tij i tha pse nuk protestuan për atë që po iu ndodhte.

“Është për të ardhur keq, që shqiptarët trajtohen pa dinjitet nga Italia. Para një muaji, Milani bëri një plan. Ne morëm një ftesë nga Milani për derbin e djeshëm ndaj Interit. Para se të niseshim morëm miratimin. Ishim një grup 35 veta. Ishim të gjithë të vaksinuar dhe nuk është hera e parë që shkojmë në stadium, ishim edhe ndaj Atletico Madrid. Unë kalova më tej dhe po prisja pjesën tjetër të grupit, që ishte ndaluar nga policia italiane dhe nuk po i lejonin të kalonin. Unë refuzova të shkoja i vetëm.

Kur u ktheva, kontaktova me konsulatën tonë në Milano dhe i tregova kartat. Më thanë që pse nuk protestuam. Nëse unë do të isha polic në Rinas, do i trajtoja në të njëjtën mënyrë italianët. Ne që ishim nisur për Milano kishim dokumentet që ishim të vaksinuar dhe nuk ishte paçavure, siç kishte thënë ish-zëvendës kryeministri.

Në derbi arbitri ishte tendecioz në favor të Interit. Penalltia e dytë edhe ishte. Priste të jepte çdo faull në dëm të Milanit.”, u shpre Stoka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy