
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Skënderbeu.
Tetova premtoi se në vijim skuadra do të përmirësohet dhe shtoi se për golit do punohet në javët e ardhshme.
Një Egnatia jo e mirë në pjesën e parë, por që goditi 3 herë shtyllën në të dytën. Na mungoi goli, por për këtë do të punojmë në javët në vazhdim.
Kundërshtari na markoi mjaft mirë në një kundër një dhe na sulmoi me kundërsulme. Megjithatë ky është vetëm fillimi.
Mendoj që me një episod Skënderbeu shënon gol, kjo do të thotë që drejt fatit është, por do t’i analizojmë këtë gjëra.
Në pjesën e parë nuk shkoi asgjë mirë nga ajo çfarë kishim menduar. Në pjesën e dytë ndryshuam skemën dhe u munduam të sulmonim më shumë.



