Janë mbyllur pjesët e para, në dy ndeshjet e ditës së sotme në Abissnet Superiore të vlefshme për javën e 12-të.
Në “Loro Boriçi”, Vllaznia kryeson 1-0 ndaj Partizanit. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 29-të, kur pas një skeme perfektë nga goditja e dënimit, Liridon Latifi ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Në ndeshjen tjetër, atë mes Skënderbeut dhe Egnatias, kanë munguar golat në 45 minutat e para, por jo rastet. Të dyja skuadrat janë shfaqur të rrezikshme në portat kundërshtare, madje rrogozhinasit goditën edhe traversën, por nuk ia dolën të gjejnë dot golin.



