
Në vitet e fundit Benjamin Sesko është shëndërruar në një ndër sulmuesit në modë të kontinentit të vjetër.
Slloveni e nisi shumë mirë tek Red Bull Salzburgu dhe shumë shpejt përfundoi në Bundesligë, në rradhët e Leipzigut.
21 vjeçari e tregoi potencialin në sezonin e shkuar, i cili i ndihmoi gjermanët me 18 gola dhe 2 asiste në 42 sfida por duhet theksuar se gjatë kohës pretendentët për shërbimet e tij nuk kanë munguar.
Sipas prestigjozes ‘ Bild ‘, drejtuesit e Leipzigut janë shprehur të gatshëm për të siguruar qëndrimin e golashënuesit në ‘’ Red Bull Arena ‘’ me çdo kusht, të cilët kanë refuzuar Arsenalin.
Si duket Benjamin Sesko e ka gjetur komoditetin tek kjo skuadër, e cila i ka dhënë mundësinë për të vijuar me progresin, në një ndër ligat më të famshme të Europës.
Sigurisht jo vetëm për ‘’ Topchinjtë ‘’ por edhe për të tjerë kandidatë është një mesazh i qartë nga protagonisti i historisë, për të cilin sezoni vijues do të jetë shumë i rëndësishëm me objektivin e rikonfirmimit si një element i domosdoshëm për skemat e trainerit Marco Rose.
Në shumë raste është evidentuar se ajo që vlen më shumë për lojtarët është aktivizimi i pandërprerë dhe Leipzigu ja ka krijuar të gjitha kushtet Benjamin Seskos për zhvillimin e një karriere të suksesshme.



